Trepça ’89 del me reagim pas përplasjes së Abedin Zekës dhe Faruk Statovcit në debat televiziv

Kryetari i Trepçës ’89 dhe analisti Faruk Statovci janë përplasur pas debatit televiziv rreth çështjes së licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Lajmin se ka pasur përplasje edhe pas emisionit e konfirmoi edhe moderatori i emisionit në Kanal10, Lorik Gashi.



Megjithatë, klubi i Trepçës ’89, president i të cilës është Abedin Zeka ka mohuar lajmet se ai dhe Statovci janë përleshur fizikisht.

“Minatorët” madje kanë paralajmëruar edhe “pasoja juridike” për mediat.

REAGIMI I PLOTË:

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se pas emisionit sportiv Kampionet në Kanal10 ku ishte i pranishum Presidenti i Klubit tonë z. Abedin Zeka – Beki, pas një debatit dhe fjalosjes gjithqka mori fund aty.

Lajmet se Presidenti i Klubit tonë z. Abedin Zeka u përlesh janë të pavërteta.

Portaleve dhe Personat të cilët jepin DEZINFORMATA do të kenë pasoja juridike për shpifjet e tyre.

Zyra e informimit

26.12.2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *