February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Tre tifozë e dy policë të lënduar, 21 të arrestuar është bilanci i huliganizmit në derbin Llapi – Ballkani

Llapi dhe Ballkani e zhvilluan një ndeshje spektakolare sot, të cilën në fund e fituan llapjanët me rezultat 3:2, ku nuk munguan kthesat në rezultat.

Por, hije të keqe këtij takimi spektakolar i qitën tifozët.

Në fakt, pas përfundimit të ndeshjes, pati përplasje mes tifozëve llapjanë dhe të atyre suharekas, ku nuk mungoi as hedhja e gjësendeve dhe i karrigave në anën kundërshtare.

U desh të intervenonte policia, për t’i qetësuar gjakrat, si dhe nuk munguan arrestimet.

Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, për “Gazeta Express” ka konfirmuar se janë arrestuar 21 persona të përfshirë në këtë incident.

Ahmeti gjithashtu bëri të ditur se janë lënduar dy zyrtarë policor, teksa nga ana e tifozëve deri tani është raportuar për tre të lënduar.

Përveç dëmeve materiale në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dëme të tilla janë shkaktuar edhe jashtë stadiumit, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus .

“Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë. Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli,  tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur  mjete të forta. Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen. Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit  e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Flora Ahmeti për “Gazeta Express”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *