April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Trajneri i Fushë Kosovë, Burim Shala ka ankesa te goli i dytë i Lirisë

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala ka thënë se i vjen keq që ekipi i tij u mposht nga Liria e Prizrenit, ndërsa shtoi se VAR-i te goli i dytë duhej të shikohej për pozitë jashtë loje.

Fushë Kosova pësoi humbje të shtunën me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së katërt në stadiumin “Përparim Thaqi”.

“Kemi mundur të marrim një barazim sikur të rishikohej VAR-i te goli i dytë i Lirisë, pasi dyshoj se ishte në pozitë jashtë loje. Nuk e merituam humbjen dhe më vjen shumë keq për këtë”.

“Sigurisht, ky ekip nuk e meriton të jetë pa pikë pasi ka cilësi. Por, ne do të përgatitemi gjatë këtij pushimi për t’u rikthyer fuqishëm”, ka thënë Shala pas ndeshjes.

Reklama

Fushë Kosova është ende pa pikë edhe pas katër ndeshjeve. /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *