February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Tomori: Champions League në “San Siro”, do të jetë një çmenduri e vërtetë!

Mbrojtësi i Milan, Fikayo Tomori, ka folur së fundmi për atmosferën e netëve të Champions League në “San Siro”.

Në intervistën e dhënë për “UEFA” ai theksoi se në kët ndeshje gjithçka është ndryshe, madje shto që edhe dritat në “San Siro” ndriçojnë më shumë.

“Luhen ndeshjet e kampionatit, luhen kupat e vendit, por kur vjen puna te Champions League gjithçka është ndryshe. Dritat në ‘San Siro’ ndriçojnë më shumë. Ju dëgjoni tifozët deri në minutën e fundit para fillimit të ndeshjes, kur i gjithë stadiumi bërtet “Kampionët” së bashku. Kjo ju jep të dridhura, edhe pse kjo ndodh çdo herë dhe është çmenduri. Mbaj mend kur shënova kundër Liverpool-it, duke menduar: ‘Unë shënova në San Siro për Milanin në Champions League. Uau, kjo është ajo që kam parë të bëjnë idhujt e mi dhe tani po e bëj dhe unë.’”-tha Tomori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *