February 19, 2025

Terzic: Ishim katastrofë, tani t’i marrim kreun Bayernit

Dortmund ka zhgënjyer shumë në ndeshjet e fundit. Në harkun e gjashtë ndeshjeve, verdhezinjtë u eliminuan nga Champions League dhe nga Kupa e Gjermanisë. Në fundjavë humbja 4-2 ndaj Bayern Munchen solli edhe dorëzimin e kreut të Bundesligës.

Të mërkurën, Dortmund u mund 2-0 nga Leipzig duke u eliminuar nga Kupa e Gjermanisë. Pas ndeshjes, trajneri Edin Terzic u shpreh i zhgënjyer. Ai theksoi se ishte një ndeshje për tu harruar, ndërsa u shpreh se fokusi do të jetë tek dueli me Bayernin për titullin kampion.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Ishte një mbrëmje e keqe, e gjitha për t’u harruar. Në mbrojtje patëm probleme, ndërsa në sulm humbëm shumë topa. Pjesa e parë ishte një katastrofë e vërtetë!

Nuk mund të luash një çerekfinale në mënyrë të tillë nëse dëshiron të marrësh trofeun. Jemi ende në garë për titullin kampion. Do të provojmë deri në fund, do të provojmë gjithçka në javët që kanë mbetur. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet do kemi mundësi për t’u shpallur kampion”.

Në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë u kualifikuan Eintracht Frankfurt, Leipzig, Stuttgart dhe Freiburg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *