February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Tërmeti në Turqi, pezullohen të gjitha garat sportive: ish-lojtari i Chelsea nën gërmadha

Tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë ka ndaluar sigurisht edhe sportin. Ministri i Rinisë dhe Sportit Mehmet Kasapoğlu ka komunikuar se të gjitha garat kombëtare sportive të planifikuara në territorin turk janë pezulluar deri në një njoftim tjetër.

Një situatë kaosi dhe dhimbje e madhe për humbjen e shumë jetëve, që nuk mund të linte pa prekur futbollin. Ndërkohë, klubi turk Hatayspor është goditur më keq nga fatkeqësia dhe Atsu ka mbetur ende nën rrënoja.

Mes të humburve pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë është edhe ish-futbollisti i Chelseat dhe Neëcastle, Christian Atsu. Sipas raportimeve nga Daily Star, ganezi është “i bllokuar nën rrënoja”. Atsu luan për klubin turk Hatayspor, i cili është i vendosur në rajonin Kahramanmaras, një nga zonat më të goditura nga tërmeti. Disa nga shokët e skuadrës së Atsu mbetën të përfshirë gjithashtu në katastrofë. Por më vonë ata u shpëtuan dhe u transferuan në një vend të sigurtë. Aktualisht po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 31-vjeçarit. Përveç futbollistit, besohet se është zhdukur edhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut. Ai besohet se është ende i varrosur nën rrënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *