Të shtunën ndeshja e barazhit për Superligë, Vushtrria – Llapi

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës, ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit, do të zhvillohet më 31 maj 2025, në ora 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vushtrria, e cila paraprakisht e mposhti Lirinë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, do të ndeshet me Llapin, i cili përfundoi edicionin në Superligës në pozitën e tetë. Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme pasi do të vendosë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luajë në Superligë në edicionin e ardhshëm.