Tchouameni: Kërkoj falje që ndoqa një ndeshje të NBA-së ndërsa po luante Real Madridi

Real Madridi ishte në prag të eliminimit në Kupën e Spanjës mbrëmë, pasi ishte duke humbur 2:0 nga Villarreal, por arriti të përmbysë rezultatin dhe të fitojë 3:2 për të kaluar në turin tjetër. 

Ndërsa drama u shpalos atje dhe Reali kërcënoi të zgjaste serinë e tyre të dobët dhe eliminimin e hershëm, ylli prej 100 milionë eurosh, Tchouameni Aurélien po shikonte një ndeshje NBA midis Chicago Bulls dhe Detroit Pistons, që po luhej në Paris.

Tchouameni është i dëmtuar dhe mungoi në ndeshjet e Superkupës, por Reali ka një rregull të pashkruar që lojtarët që nuk mund të luajnë duhet të jenë me skuadrën kur ka ndeshje, të paktën për t’i parë.

Për këtë arsye Tchouameni ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale.

“I kërkoj falje klubit, stafit stërvitor, bashkëlojtarëve të mi dhe tifozëve të Realit sepse isha në një tjetër event kur luajtëm një ndeshje shumë të rëndësishme kupe. Gjatë gjithë kohës kam ndjekur me celular atë që po ndodhte në Villarreal. Më vjen shumë keq nëse kam bërë një gabim”, tha Tchouameni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *