June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 16-të, luhet në kryeqytet dhe Gjilan

Albi Mall Superliga vazhdon të jetë në aksion edhe ditën e sotme, ku në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Sfida shumë interesante na presin si në kryeqytetin kosovar Prishtinë ashtu edhe në Gjilan, me të dyja sfidat që luhen me fillim nga ora 13:00.

Gjilani është nikoqir i Llapit, me skuadrën e Debatik Currit që kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive, ku në katër sfidat e fundit nuk dinë për humbje.

Në anën tjetër llapjanët pas disfatës së fundit në shtëpi nga Dukagjini, kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Prishtina takohet me Ferizajn në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me dy skuadrat që nuk dinë për fitore në katër xhirot e fundit.

Kryeqytetasit kanë humbur edhe pozitën e parë dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja, derisa ferizajasit synojnë të largohen të pamposhtur nga kryeqyteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *