April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të xhiros së 27-të

Fundjava sjell emocione të reja në futbollin kosovar, teksa sot zhvillohen dy sfidat e para të javës së 27-të në AlbiMall Superligën e Kosovës.

Dueli ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Dritës, si dhe ai mes Malishevës dhe Prishtinës, hapin këtë xhiro që pritet të jetë mjaft interesante dhe shumë e rëndësishme për ecurinë e skuadrave në tabelë.

Të shtunën, Superliga vazhdon me dy ndeshje të tjera: Ballkani e pret Suharekën në një derbi lokal, ndërsa Gjilani përballet me Ferizajn, në një duel të rëndësishëm për mbijetesë dhe pozita më të sigurta.

Java mbyllet të dielën me përballjen ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit, një tjetër takim që pritet të jetë mjaft i luftuar, pasi të dyja ekipet gjenden në zonën e rrezikshme.

Orari i xhiros së 27-të:

E premte, ora 15:00

  • Feronikeli ’74 vs Drita
  • Malisheva vs Prishtina

E shtunë, ora 15:00

  • Ballkani vs Suhareka
  • Gjilani vs Ferizaj

E diel, ora 15:00

  • Dukagjini vs Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *