Spanja rikthehet në finalen e një Evropiani pas 12 vitesh, bie në gjysmëfinale Franca
Spanja është zyrtarisht finalisti i parë i Kampionatit Europian, Gjermani 2024, ndërsa mposhti Francën në gjysmëfinale me rezultatin 2-1.
Spanjollët diktuan ritmin e kësaj përballje si dhe dhuruan spektakël në “Allianz Arena”.
Megjithatë, sfida u zhbllokua në minutën e nëntë, me Kolo-Muani që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Mbappe.
Spanja nga ana tjetër e gjeti shpejt barazimin, me Yamal që realizoi një gol spektakolar dhe njëkohësisht theu rekordin e Pele, duke u bërë lojtari më i vogël në moshë, 16 vjeç e 362 ditë, që shënon në Europian.
Vetëm katër minuta më pas Dani Olmo i dhuroi avantazhin Spanjës dhe përmbysi këtë takim.
Në fraksionin e dytë Spanja u shfaq sërish më dominuese dhe pavarësisht tentativave të Francës për të barazuar, kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2-1.
Spanja rikthehet në finalen e Europianit pas 12 vitesh, pasi për herë të fundit ka luajtur në finalen e 2012-ës, ku edhe triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Italisë.
