Sot mbyllet sezoni vjeshtor i Superligës, dy ndeshje interesante në program

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të në Superligë.

Me këto ndeshje mbyllet edhe sezoni vjeshtor futbollistik në Kosovë.

Vëmendja do të jetë në derbin e qytetit të Suharekës, ku FC Suhareka do të jetë nikoqire e Ballkanit.

Kampioni në fuqi ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa verdhezinjtë me 25 pikë renditen në vendin e pestë.

Ndeshja tjetër zhvillohet në stadiumn me bari artificial në Gjilan, mes Dritës dhe Feronikelit ’74.

”Intelektualët” janë lider të tabelës me 37 pikë, ndërsa skuadra nga Drenasi renditet e fundit me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *