June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Drita e thyen rezistencën e Feronikelit 74 me gol në frymën e fundit

Arb Manaj ka shënuar gol në minutën e 92-të për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Dritës.

Drita të dielën e mposhti Feronikelin 74 me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takon javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të me golin e Leart Zekollit.

Ai shënoi gol të bukur nga distanca. Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 55-të.

Rron Broja realizoi për 1:1. Ndërsa për 2:1 shënoi Manaj me goditje të bukur me kokë nga afërsia.

Drita humbi penallti edhe në minutën e 64-t. Besnik Krasniqi e humbi penalltinë.

Drita e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e parë me 38 pikë.

Feronikeli 74 është në pozitën e fundit me 11 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *