May 18, 2025

S’ishte gati të largohej”, Letang me fjalë të mëdha për Zhegrovën: Ka driblime fantastike!

Presidenti i Lille, Olivier Letang, ka folur fjalë të mëdha për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai tha se ylli i Kosovës ka cilësi të jashtëzakonshme në driblime.

Letang gjithashtu tregon se Zhegrova nuk ishte gati të largohej nga Lille gjatë afatit të verës.

“S’ishte gati të largohej te një skuadër e madhe gjatë afatit të transferimeve. Edhe ai e dinte këtë!

“Edoni është një djalë shumë i mirë që ka talent të jashtëzakonshëm. Më kujtohet kur erdhi këtu, unë i thashë: Ne s’kemi nevojë të të mësojmë se si të driblosh. Ai ka dhunti për driblime, nëse s’do e kishte këtë, nuk do funksiononte”.

“Ai ende mund të përmirësohet”, tha presidenti i klubit të Lille

Zhegrova gjatë këtij sezoni në Ligue 1, ka zhvilluar nëntë ndeshje ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *