April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Refuzohet oferta e parë e Man United për talentin e Serie A!

Rasmus Hojlund ka qenë sensacion këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A duke shkëlqyer me fanellën e Atalantës. Sulmuesi i talentuar danez iu bashkua Atalantës në gusht të vitit të kaluar nga Sturm Graz për shumën e 17 milionë eurove dhe filloi të lë gjurmë menjëherë në Serie A.

Në 34 ndeshje me fanellën zikaltër, Hojlund ka realizuar 10 gola e ka asistuar në katër të tjerë, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Manchester United është një nga skuadrat favorite për të nënshkruar me danezin dhe tanimë ata kanë bërë përpjekjen e parë. Megjithatë oferta e parë e Djajve të Kuq për Hojlund është refuzuar menjëherë nga Atalanta.

Sipas asaj që ka njoftuar Corriere dello Sport, gjiganti anglez ka ofruar 35 milionë euro, shumë që është konsideruar shumë e ulët nga klubi italian. Gjithnjë sipas mediumit italian, Atalanta synon që të fitojë së paku 50 milionë euro nga shitja e Hojlund, edhe pse po pret oferta edhe nga Real Madrid, Bayern Munich, Inter e Juventus për xhevahirin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *