Reali ndalet në barazim nga Rayo Vallecano

Real Madridi është ndalur në barazim 1-1 në udhëtim te Rayo Vallecano.

Vetëm pas tre minutash lojë Los Blancos kanë zhbllokuar këtë ndeshje, kur Joselu realizoi për 0-1 falë një asistimi nga Federico Valverde.

Rabiot ‘dorëzohet’ nga gara për titull: Juventusi duhet të luftojë për vendin e dytë

Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se deri në minutën e 27-të.

Edhe pjesa e dytë i takoi madrilenëve që krijuan më shumë raste shënimi.

Megjithatë përkundër disa rasteve ata nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë dhe ndeshja u mbyll baras 1-1

Reali vazhdon të mbetet lider i vetëm në La Liga me 62 pikë, gjashtë më shumë se Girona që ka një ndeshje më pak dhe tetë më shumë se Barcelona.

Ndeshjen e ardhshme Reali e luan në Santiago Bernabeu përballë Sevillas, derisa Rayo Vallecano përballet në udhëtim me Gironën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *