February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Reagon Agim Ademi pas vërtetimit për pafajësinë e tij: Në fund triumfoi e drejta

Presidenti i Federatës së Futbollit të Koosvës, Agim Ademi përmes një postimi në Facebook ka përshëndetur vendimin e gjykatës e cila e liroi atë nga akuzat që rëndonin mbi të. Ademi sot është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, derisa ka thënë se në fund fitoi e drejta.

Në fund triumfoi e drejtaKam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me ju që sot Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm mori aktgjykim lirues ndaj meje për akuzën që më rëndonte padrejtësisht.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet.

Ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në punën time dhe në angazhimin tim, familjes për përkrahjen, e po ashtu falënderoj avokatët nga zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’, që kontribuuan në zbardhjen e së vërtetës.

Ky aktgjykim është motiv shtesë për mua që të vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

I juaji Agim Ademi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *