April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Rashica i lumtur me golin, thur lavdata për lojtarët e Superligës së Kosovës


Milot Rashica shënoi golin e fitores 1-0 të Kosovës përballë Izraelit, duel i eliminatoreve të Euro 2024. Sulmuesi dardan foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët” në SuperSport 3.

“Besoj që është gjithmonë kënaqësi e madhe me shënu, sidomos me Kombëtaren. Po provojmë të bëjmë lojë sa më të mirë. Fusha na pengoi, por fituam tri pikët. Kjo është e rëndësishme, jemi të gjithë të lumtur.

“Duke patur parasysh fuqinë e tij në ajër, po më lehtësohet shumë. Vedati i fiton të gjithë duelet. Është një prej pozitave që preferoj të luaj.”

Futbollisti i Besiktasit u shpreh i lumtur edhe me lojtarët e Superligës së Kosovës, si Qëndrim Zyba, Ilir Krasniqi dhe Lumbardh Dellova.

“Po, besoj që janë lojtarë me shumë kualitet, po e dëshmojnë. Po mundohemi t’i ndihmojmë. Ata janë përshtatur shumë shpejt. Kanë luajtur shumë mirë, kanë luftuar për çdo top.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *