April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 20, 2026

Rashford paralajmëron largimin nga Man Utd: Jam gati për një sfidë të re

E ardhmja e Marcus Rashford vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet apo do të largohet nga Manchester United.

Sulmuesi anglez nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe mediat e ndryshme në Angli kanë paraparë se ai mund të nxirret në shitje.

Marcus Rashford ka zbuluar synimet e tij për të marrë një sfidë të re duke shprehur respektin e tij të përjetshëm për Manchester United.

“Për mua, personalisht, mendoj se jam gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm”.

“Kur të largohem do të ketë ‘ndjenja të vështira’. Nuk do të keni asnjë koment negativ nga unë për Manchester United. Ky jam unë si person”.

“Kur të largohem do të bëj një deklaratë dhe do të jetë nga unë. Unë do të jem gjithmonë Red”, ka thënë Rashford.

Tottenham Hotspur dhe Newcastle United janë dy skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e anglezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *