August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 9, 2026

Ramadani me fanellë të Adem Jasharit: Bëmë krenarë të gjithë shqiptarët

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, duke bartur fanellë me portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari, ka thënë se me kualifikimin në Evropianin 2024, kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Kjo bluzë e ka pasur luftëtarin që ka luftuar dhe shyqyr që e kemi bërë punën mirë dhe i kemi shpërblyer. Ndjenjë e veçantë. S’jam ndier kurrë kështu para dhe pas ndeshjes, por sot ia vlejti sepse është një ndjenjë shumë e veçantë për të gjithë shqiptarët”, ka thënë ai pas ndeshjes në Moldavi.

Ramadani e ka vlerësuar harmoninë në grup çelës të suksesit të kuqezinjve. Ai ka thënë se për të në karrierë ky është momenti më krenar.

Shqipëria arriti kualifikimin pas barazimit 1:1 në Moldavi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *