February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Ramadani: Eksperienca ishte në anën e Omonias, por me pak fat mund të fitonim

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur i kënaqur me barazimin 1:1 ndaj Omonias, por ka theksuar se skuadra e tij me pak më shumë fat mund të kishte marrë edhe tre pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas ndeshjes së zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ramadani vlerësoi përballjen si shumë të fortë dhe theksoi se përvoja ishte në anën e skuadrës qipriote.

“Bëhet fjalë për një skuadër me eksperiencë të madhe. Na ndëshkuan në një moment, por në përgjithësi dhamë një paraqitje shumë të mirë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe përkushtimin. Shpresoj që e treta të jetë e vërteta”, tha Ramadani.

Strategu shkupjan u shpreh optimist se fitorja e parë nuk është larg: “Ne duam të arrijmë fitoren e parë në këtë garë. Është e vështirë, sepse jemi debutues në Ligën e Konferencës, por kam besim se do ta arrijmë. Shpresoj që kjo të ndodhë në ndeshjen e radhës në Irlandë”.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për Dritën në Evropë, pas rezultatit identik 1:1 në Finlandë ndaj KuPS, çka e mban skuadrën gjilanase të pamposhtur në këtë edicion evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *