June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Rafael Leao i kërkon falje skuadrës së Juventusit dhe tifozëve të ‘Zonjës së Vjetër’

Pas ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit, të cilën kuqezinjtë e fituan 1-0, të dielën e kaluar, Rafael Leão ndërroi fanellat me Federico Chiesa dhe e mbajti atë në , gjest që tërboi tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’, duke nisur disa sulme në rrjetet sociale. 

Reprezentuesi portugez ka reaguar këtë të hënë, duke kërkuar falje: “Nëse ndonjë tifoz ndihej i pa respektuar që kishte futur fanellën brenda shorceve të mia, kërkoj falje, nuk ishte qëllimi im të përcjell asnjë lloj mosrespekti. Në fakt, përkundrazi, unë i respektoj të gjitha skuadrat!”, tha sulmuesi, duke përfunduar me një “Forza Milan” dhe “Urrejtja është e vërtetë mallkim”.

Më pas, tifozët e Milanit e mbështetën në komente, duke kujtuar se raste të tilla kanë ndodhur shumë herë edhe në të kaluarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *