February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

PSG e ka vendosur Neymarin në listën e transferimeve dhe është gati të dëgjojë oferta nga klubet e tjera, raporton mediumi spanjoll “Fijayes”, transmeton Futbolli.info. 

Klubi francez e ka ulur çmimin në vetëm 50 milionë euro me shpresën për të tërhequr klube të Premierligës si Newcastle, Chelsea dhe Manchester City.

Kujtojmë se Neymar është lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Pesë vite më parë PSG-ja e solli nga Barcelona për 222 milionë euro dhe braziliani nuk ia arriti synimit për t’u sjellë parisienëve titullin e kampionit të Evropës. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2027.

Drejtuesit e PSG-së nisën të hynin në panik kur panë kontratën e Neymar-it, e cila pas 1 korrikut të vitit të kaluar iu zgjat automatikisht deri në vitin 2027, me një pagë astronomike që e lejon të jetojë si një nga sportistët më të paguar të ditëve të sotme.

Çështja ndoshta nuk do të ishte as problematike dhe as urgjente nëse Kylian Mbappe nuk do të kishte nënshkruar një kontratë të re me PSG-në vetëm disa muaj më parë.

Deri në transferimin e Ronaldos te Al Nassr, Mbappe jo vetëm që kishte pagën më të lartë në futbollin botëror, por edhe shpërblimet më të mëdha, dhe ai është pronari i plotë i të drejtave të emrit të tij, gjë që ka implikime të mëdha për shitjet e fanellave dhe mallrat e tjera të klubit.

Përveç kësaj, Lionel Messi është ende në klub, kështu që pagat e këtyre të treve tani shkojnë në rreth 210 milionë euro, që është një shumë që i kalon të gjitha buxhetet e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Me gjithë manipulimin e buxhetit dhe rregullave, as PSG nuk mund t’i rezistojë një presioni të tillë mbi buxhetin, duke pasur parasysh rregullat e vjetra dhe të reja të UEFA-s për qëndrueshmërinë dhe biznesin. Sezonin e kaluar u bë e qartë se nuk ka klub që mund t’i mbajë tre lojtarë të tillë në të njëjtën kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *