February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Prishtina ngec sërish, humbet terren në garën për titull

Prishtina ka gabuar përsëri në rrugën drejt titullit të Superligës, duke u ndalur në barazim 1:1 ndaj Ferizajt në ndeshjen e javës së 16-të, të luajtur të dielën.

Ky ishte takimi i pestë rresht pa fitore për kryeqytetasit në kampionat – me bilanc prej tri humbjesh dhe dy barazimesh – një formë që po e rëndon seriozisht ambicien për kreun e tabelës.

Mario Ilievski e zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të, duke i dhënë Prishtinës epërsinë e shumëkërkuar. Por vetëm nëntë minuta më pas, Ferizaj u rikthye në lojë me golin e barazimit nga penalltia, të realizuar nga Jakup Berisha. Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani shënoi edhe dy herë të tjera, por të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Në anën tjetër, edhe Ferizaj i Nevil Dedes po kalon një periudhë të vështirë. Barazimi në kryeqytet ishte i treti në pesë ndeshjet e fundit për skuadrën e parafundit në tabelë, që aktualisht ka 16 pikë.

Prishtina mbetet e dyta me 27 pikë dhe ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, por Ballkani kryeson me dy pikë avantazh dhe po e menaxhon më mirë garën në këtë fazë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *