April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Gjilani dominon Llapin dhe vazhdon serinë pozitive

Gjilani po kalon një formë të shkëlqyer, duke regjistruar fitoren e tretë rresht në të gjitha garat. Të dielën pasdite, skuadra e Debatik Currit triumfoi bindshëm 3:0 ndaj Llapit në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por menjëherë pas pushimit, vendasit shpërthyen me efikasitet. Sabit Bilali zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, ndërsa vetëm dhjetë minuta më vonë, Mevlan Adili dyfishoi epërsinë me një gol të bukur nga afërsia, pas asistimit të Armend Thaqit. Rezultatin final 3:0 e vulosi Senad Jaroviq në minutën e 87-të.

Llapi e pati ndeshjen të vështirë që nga minuta e gjashtë, kur sulmuesi Axel Gnapi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj portierit të Gjilanit, Vokli Laroshi. Edhe pse ambulanca hyri në fushë, ndërhyrje nuk u desh, por stafi i Gjilanit vendosi të mos rrezikojë dhe e zëvendësoi Laroshin me Aridon Bllacën.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë me 22 pikë, ndërsa Llapi mbetet një vend më poshtë me 20 pikë, duke vazhduar një periudhë jo të mirë formës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *