February 19, 2025

Prishtina me fat në shortin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Sot në praninë e Komisionit të Garave, të përfaqësuesve të klubeve dhe mediave është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi, në këtë fazë do të përballet me skuadrën e Gjilanit. Ky rreth i garave zhvillohet me sistem vajtje-ardhje. Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kuse ajo kthyese në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Ndërkaq, çifti tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë. Përballja e parë e këtyre dy skuadrave zhvillohet në Vushtrri, kurse ajo e kthimit në Prishtinë. Ndeshjet luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 19 prill.

Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës
Vushtrria-Prishtina
Llapi-Gjilani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *