April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Primozh Glihës i besohet drejtimi i Kosovës


Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka vendosur që drejtimin e Kombëtares së Kosovës t’ia besojë trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet e grupmoshave. Kësisoj, si pasardhës i Alain Giressit është emëruar trajneri slloven, Primozh Gliha, i cili deri më tash ka qenë i angazhuar si koordinator në Kombëtaren U21, derisa atij do t’i ndihmojnë përzgjedhësi i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani dhe përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arbnor Morina. Pjesë e stafit të trajnerëve do të jenë edhe Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

“Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *