Presidenti i FFK-së takon ambasadorin suedez, flasin për ndeshjen Kosovë–Suedi dhe bashkëpunimin në futboll
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka zhvilluar një bisedë miqësore dhe frymëzuese rreth futbollit dhe bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë.
Postimi i plotë i Ademit:
Me mikun tim, ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin gjithmonë është kënaqësi të bisedoj rreth futbollit.Diskutuam për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, që zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe për angazhimin e talenteve kosovarë në klubet e futbollit në Suedi. Bashkëpunimi ynë i deritanishëm ka sjellë shumë projekte të përbashkëta të suksesshme në fushën e sportit, andaj jemi të përkushtuar që ky rrugëtim të vazhdojë edhe në të ardhmen!
Bashkë Për Futbollin!
