April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Presidenti i FFK-së kujton 2 Korrikun 1990: Ta mbajmë gjallë idealin për unitet, përparim dhe krenari kombëtare

Në Ditën e 2 Korrikut, një nga datat më të rëndësishme në historinë shtetformuese të Kosovës, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar me krenari shpalljen e Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990, duke e cilësuar këtë akt si gurthemelin e realizimit të ëndrrës shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i FFK-së ka vlerësuar guximin dhe vendosmërinë e delegatëve të atëhershëm që, pavarësisht presionit dhe represionit serb, më 2 korrik të vitit 1990, shpallën vullnetin për barazi me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.

“Sot, 35 vjet më vonë, e kujtojmë me krenari këtë akt të jashtëzakonshëm, i cili i hapi rrugë miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator të po atij viti. Pa vizionin dhe vendosmërinë e delegatëve të asaj kohe, rruga drejt lirisë dhe shpalljes së mëvonshme të pavarësisë së pranuar ndërkombëtarisht do të ishte shumë më e vështirë”, ka theksuar Ademi.

Në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe në emrin e tij personal, presidenti Ademi ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë ditë historike dhe ka shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që ishin pjesë e atij procesi të lavdishëm.

“Ta mbajmë gjallë idealin e 2 Korrikut për unitet, përparim dhe krenari kombëtare në çdo aspekt të jetës. Urime 2 Korriku! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, përfundon mesazhi i presidentit të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *