Policia e Katar nuk lejon në stadium tifozët anglezë të veshur si kalorës (Video)

Vijojnë polemikat në lidhje me tifozët e veshjen e tyre në botërorin Katar 2022. Organizatorët vijojnë të mos lejojnë tifozët e “çuditshëm” që lëvizin apo vijnë në stadium, siç është edhe rasti më i fundit me dy fansa të kombëtares britanike.

Ata nuk janë lejuar që të hyjnë në stadium sot, në “fan zone”, në ndeshjen që kombëtarja e Anglisë do të luajë ndaj Amerikës (ora 20:00). Ata ishin të veshur si kalorës së kryqëzatave, por policia nuk i ka lejuar të hyjnë në stadium. Sipas policisë kjo veshje kujton kryqëzatat në tokat arabe.

Sipas forcave të sigurisë në stadium, veshja e tyre nuk ishte e përshtatshme edhe pse një veshje të tillë e kemi parë shpesh në stadium, kur luan kombëtarja e “3 luanëve”. Tifozët largohen të mërzitur nga hyrja e sdtadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *