February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Po shkëlqen në Premier League, talenti 18-vjeçar kontratë të re me United

Ndërsa Spanja dhe Argjentina “zihen” mes tyre për të siguruar shërbimet e mesfushorit 18-vjeçar Alejandro Garnacho në kombëtaret përkatëse, skuadra e Manchester United ka arritur t’i rinovojë kontratën lojtarit. Sipas “Daily Mail”, palët kanë rënë dakord për një marrëveshje 5-vjeçare.

Një marrëveshje afatgjatë, që e lidh deri në vitin 2028 Alejandro Garnacho me “djajtë e kuq”, ku këtë sezon ka realizuar 2 gola në 13 ndeshje në Premier League. Ky është sezoni i dytë për lojtarin në Premier, ku gjithnjë e më shumë po aktivizohet nga trajneri Erik ten Hag.

Kontrata aktuale e Garnacho skadon në verën e vitit 2024, por ajo do të shtyhet deri në vitin 2028 edhe me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës. Trajneri Ten Hag e konsideron si mjaft të rëndësishëm lojtarin, pjesë e projektit të tij, ndaj i ka kërkuar klubit të rinovjë kontratën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *