June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Pensionohet trajneri italian, Ranieri

Trajneri i njohur, Caludio Ranieri, është pensionuar nga futbolli.

Legjenda italiane ka qenë shembull i trajnerit për disa vite radhazi, duke fituar edhe trofe me ekipe të tri ligave më eminente në Evropë: asaj italiane, angleze dhe spanjolle.

Me Leicesterin, Ranieri fitoi Premier Ligën në sezonin 2015/16, raporton Indeksonline.

Ai fitoi edhe dy tituj me Fiorentinën: Superkupën dhe Kupën e Italisë.

Supërkupën e fitoi edhe me Valencian, ekip me të cilin u titullua edhe me Kupën e Mbretit.

72 vjeçari mori vendimin të pensionohej pasi arriti ta mbajë Cagliarin në Serie A, duke e shpëtuar nga rënia prej ligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *