February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Paraqitja fantastike në fundjavë, Aro Muric në formacionin e javës në Serie A

Arijanet Muric ka filluar të lë gjurmë në elitën e futbollit italian me fanellën e Sassuolos.

Portieri kosovar pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij ndaj Veronës me rezultat 0-1.


Muric bëri nëntë pritje në këtë ndeshje, teksa mori notën 10 nga SofaScore.

26-vjeçari ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A si lojtari me notën më të lartë 10. 

Në mbrojtje është Wesley i Romës dhe Dimarco i Interit si anësorë, derisa dyshja në qendër të mbrojtjes janë nga Udinese si Kabasele dhe Solet. 

Në mesfushë janë Perrone i Comos, Moro i Bolognës dhe Barella i Interit.

Ndërkohë treshja e sulmit përbëhet nga Cancellieri i Lazios, Cambiaghi i Bolognës dhe Bonny i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *