Orsato do të gjykojë gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci

Nesër në Katar luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit. FIFA ka vendosur se kush do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Argjentinë-Kroaci.

Ndeshja luhet të martën në orën 20:00, ndërsa të mërkurën në të njëjtën orë do të përballen Maroku dhe Franca në gjysmëfinalen e dytë.

Gjyqtari kryesor në gjysmëfinalen e parë do të jetë italiani i mirënjohur Daniele Orsato.

Arbitri me eksperiencë i ka gjykuar tashmë argjentinasve në këtë kampionat, në xhiron e dytë kur Gauchos ishin më të mirë se Meksika (2:0), ndërsa ishte gjyqtar kryesor edhe në hapjen e Botërorit, në ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit (0:2).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *