Oriola i përket të kaluarës, partnerja e Eros Grezdës ka marrë dhe mbiemrin e futbollistit

Futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja Ajsel Abazi, zbuluan se kanë kurorëzuar në fshehtësi dashurinë e tyre.

Ata përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram me rastin e Vitit të Ri, iu drejtuan ndjekësve të tyre këtë festë si ‘Zoti dhe Zonja Grezda’.

 “Zoti dhe Zonja Grezda ju dëshirojnë një vit të lumtur”, ka qenë mbishkrimi i çiftit sipër një fotografie të përbashkët të publikuar në Instagram.

Mirëpo së fundmi është zbuluar dhe një detaj i cili konfirmon edhe një herë se çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Në profilin e këngëtares në Instagram është vënë re ndryshimi në mbiemrin e saj. Nga Ajsel Abazi tashmë është bërë Ajsel Grezda, duke treguar kështu se bukuroshja ka vendosur të mbajë mbiemrin e futbollistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *