May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 9, 2026

Onana përjashtohet nga Kombëtarja e Kamerunit

Portieri i parë i Kamerunit, Andre Onana, do të mungojë në ndeshjen kundër Serbisë që nis në orën 11:00. Portieri i Interit është përjashtuar nga kombëtarja për shkak të mosdisiplinës.

Nga Doha nuk ka asnjë informacion shtesë se pse përzgjedhësi Rogobert Song ka vendosur të largojë portierin e parë nga skuadra.

Në vend të Onanës, goli i Kamerunit ndaj Serbisë do të jetë Davies Epassy. Ky i fundit lindi dhe u arsimua në Francë. Nëpërmjet klubeve greke Levadiakos, Lamia dhe OFI, ai arriti në Abha të Arabisë Saudite, ku luan edhe sot. Ai ka bërë pesë paraqitje për kombëtaren e Kamerunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *