April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 23, 2026

Nuk është në planet e De Rossit, Kumbulla afër marrëveshjes me klubin e ri nga Serie A

Marash Kumbulla nuk është në planet e Daniele De Rossit për sezonin e ardhshëm.

Duke u gjendur në këtë situatë, mbrojtësi shqiptar po mendon largimin, teksa ofertat dhe interesimet nuk mungojnë për të.

Në skenë është futur Empoli, të cilët janë në kërkim të një mbrojtësi.

Marash Kumbulla është një prej emrave në listën e klubit italian.

Në rast të kalimit të tij te Empoli, Kumbulla do të formonte një dyshe mbrojtje prej shqiptarësh.

Kujtojmë se te skuadra e Empolit aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli, por edhe sulmuesi i Shpresave, Stiven Shpendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *