Newcastle ofron 60 milionë euro për yllin e Serie A

Sergej Milinkovic-Savic është njeriu rreth së cilit vërtitet merkato e Lazio. Sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”, skuadra e Newcastle është gati për të rrëmbyer mesfushorin serb, që luan prej vitit 2015 me Lazio. Një transferim që mund të kryqet që në merkaton e janarit.

Newcastle ka si objektiv t’i ofrojë 27-vjeçarit një kontratë që shkon nga 7 në 10 milionë euro në sezon, që mund të shkojë deri në 12 milionë me bonuse, pasi lojtarit të hedhë firmën. Ndërsa Lazio do të arkëtojë 60 milionë eurot e kërkuara nga presidenti Lotito.

Një ofertë e kënaqshme që do të bindë Lazio ta lërë të lirë mesfushorin, që ka mjaft admirues në Premier League (edhe Arsenal). Gjithsesi, skuadra e Serie A vijon të mbajë kontakte me menaxherin e Savic, kontrata e të cilit me ekipin lacial skadon në verën e viti 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *