Napoli tregoi dhëmbët në Champions me një tjetër triumf bindës

Napoli dhe kampioni në fuqi Real Madrid janë dy çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve, duke kompletuar kësisoj “Tetëshen e madhe” në elitën evropiane së bashku me AC Milan, Inter Milan, Manchester City, Chelsea, Bayern Munich dhe Benfica.
Napoli, edhe një herë, dominoi kundër Eintracht Frankfurt për një fitore 3-0 dhe një fitore të përgjithshme 5-0, ndërsa Real Madrid rezultoi fitues 1-0 në Bernabeu për të konfirmuar vendin e tyre pas një fitore bindëse 5-2 jashtë fushe te Liverpool.
Në Napoli, ndeshja në “Diego Armando Maradona” pati një “uverturë” me tifozët gjermanë të tërbuar në rrugët e qytetit dhe përplasjet me policinë, por në fushë ishte vetëm një skuadër dominuese. Napoli kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë, kur Victor Osimene pati një goditje të shkëlqyer me kokë dhe në minutën e 53-të, nigeriani shënoi sërish për 2:0.
Në minutën e 64-t të takimit u akordua një penallti për vendasit, por në vend që Osimen të plotësonte het-trikun, ishte Piotr Zielinski ai që gjuajti nga pika e bardhë dhe ishte i saktë.
Çerekfinalistët e Champions League
Napoli (Ita)
Inter (Ita)
Milan (Ita)
Real Madrid (Spa)
Manchester City (Ang)
Chelsea (Ang)
Bayern Munich (Gjer)
Benfica (Por)