February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Müller për Messin: Ishte gjithmonë më e vështirë me Ronaldon

Thomas Müller i Bayernit e ka krahasuar Lionel Messin me Cristiano Ronaldon pasi skuadra e tij eliminoi PSG-në në Ligën e Kampionëve.
Bayerni, në fazën e 1/8-ve të kompeticionit elitar, eliminoi “Shenjtorët” me rezultatin total 3:0.
“Kundër Messit çdo gjë shkon mirë. Cristiano Ronaldo, nga ana tjetër, ishte gjithmonë një problem për ne kur luante për Realin”, tha Müller.

Veterani i Bayernit ka shpjeguar deklaratën e tij.

“Por unë kam respektin më të madh për paraqitjen e Messit në Kupën e Botës. Atje ai luajti jashtëzakonisht mirë individualisht, mbajti barrën e të gjithë ekipit. Tani ai është në PSG dhe nuk është e lehtë për të të luajë në një ekip të tillë. Është e vështirë të gjesh një ekuilibër ekipor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *