September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 1, 2026

Mourinho: Problemet dhe humbjet do të vijnë, duhet të jemi të bashkuar

Jose Mourinho është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit në fitoren e thellë 4-0 ndaj Malagas, veçanërisht me faktin që skuadra e tij arriti ta përfundojë ndeshjen pa pranuar gol.

Trajneri portugez, megjithatë, ka bërë thirrje për qetësi, duke paralajmëruar se gjatë sezonit do të ketë edhe humbje, lëndime dhe periudha më të vështira.

“Vitin e kaluar nuk e pashë shumë Real Madridin, përveç rasteve kur luajtëm kundër tyre tri herë brenda një muaji”, ka thënë Mourinho.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron të bëjë krahasime mes skuadrës së këtij sezoni dhe asaj të sezonit të kaluar.

“Problemet do të vijnë, humbjet do të vijnë. Me Benfikën, nuk humba asnjë ndeshje gjatë gjithë vitit të kaluar dhe përfunduam të tretët”, ka deklaruar portugezi.

Mourinho ka shtuar se do të preferonte të pranonte disa humbje dhe gola të pësuar, nëse në fund kjo do ta çonte ekipin drejt trofeve.

“Do të pranoja me kënaqësi humbjen e disa ndeshjeve, pësimin e disa golave dhe fitimin e titujve. Por një periudhë negative, një fazë më pak e suksesshme, lëndimet… e gjitha kjo do të ndodhë. Problemet do të vijnë. Do të ketë kritika nga shtypi dhe reagime negative nga tifozët”, ka thënë ai.

Trajneri i Real Madridit ka kërkuar nga lojtarët që të ruajnë ekuilibrin dhe të qëndrojnë të bashkuar, sidomos në fazën defensive.

“Duhet të jemi shumë të ekuilibruar në sulm dhe mbrojtje dhe të mos lejojmë që ndikimi negativ të ndikojë te i gjithë ekipi. Duhet të jemi të bashkuar. Ky është shpëtimi ynë tani. Lojtarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në mbrojtje, pasi kështu do të fitojmë më shumë”, ka përfunduar Mourinho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *