MKRS ndan 9 milionë euro për stadiumin në Gjakovë

Ministri Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Ministria e Sportit do t’i ndajë 9 milionë euro për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë.
Sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Gjakovës.
“Futbollistët dhe qytetarët e kësaj komune dhe më gjerë do ta kenë stadiumin e merituar, me kushte të dinjitetshme për të zhvilluar aktivitetet sportive dhe ndjekur ndeshjet e ekipeve të preferuara”, shkroi ministri Çeku.
Të kujtojmë se tashmë ka nisur edhe rindërtimi i fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa më herët kanë filluar edhe punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.