April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Mirlind Daku transferohet në Rubin Kazan

Sulmuesi i spikatur kosovar, Mirlind Daku do ta vazhdojë karrierën në kampionatin rus. Është skuadra e Rubin Kazanit, e cila i ka siguruar shërbimet e anëtarit të Osijekut. Daku do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare, derisa vlera e transferimit është 1 milionë e gjysmë euro. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Ismet Munishi në emisionin “Dueli Sportiv”. Ai ka thënë se ka mbetur që Mirlindi t’i kalojë vetëm testet mjekësore. E informatën e Munishit e ka konfirmuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, klubi i të cilit do të përfitojë para nga transferimi i Dakut.

Kartoni i Dakut është nën pronësinë e skuadrës kroate, Osijek, kurse sezonin e kaluar ai ishte në huazim te skuadra sllovene, Mura ku u paraqit në 49 ndeshje zyrtare duke shënuar 24 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *