September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 11, 2026

Mijëra tifozë në turneun e Beguncës, i pranishëm edhe kreu i FFK-së

Sonte në fshatin Beguncë të komunës së Vitisë, u zhvillua turneu tradicional “2 Korriku”, një nga aktivitetet më të njohura sportive dhe kulturore të këtij rajoni, që mlodhi mijëra tifozë dhe krijoi atmosferë të shkëlqyeshme. I pranishëm ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Ky event organizohet çdo vit në nder të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, që përfaqëson një moment historik në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. E përgëzoj kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për një organizim shumë të mirë të këtij turneu dhe që mbledh numër kaq të madh të dashamirëve të futbollit. Urime për të gjithë pjesëmarrësit dhe komunitetin e kësaj ane që vazhdojnë ta mbajnë gjallë këtë traditë kaq domethënëse”, tha Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *