Michel Cavalli ditët e numëruara, Prishtina kontakton Adil Maliqin

Prishtina ka hyrë në një seri jashtëzakonisht të keqe në Albi Mall Superligë duke mbetur pa fitore pas plot nëntë ndeshjeve.

Kjo domosdo ka ngjallur presion te skuadra, dhe duket se drejtuesit e klubit bardhekaltër janë seriozisht duke e analizuar të ardhmen e trajnerit francez, Jean – Michel Cavalli.

Ballkani.info mëson se Cavalli i ka ditët e numëruar ë skuadrën bardhekaltër, derisa vendin e tij mund ta zë trajneri i mirënjohur Adil Maliqi.

Maliqi që ishte trajner te Kosova U19 ku pati disa rezultate fantastike mund të rikthehet prapë në punë ne Kosovë, por tash te skuadra më e madhe në vendin tonë, Prishtina.

Kontaktet e para tashmë janë vu dhe Maliqi shumë shpejt pritet të jap një përgjigje skuadrës nga kryeqyteti.

Të kujtojmë se Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa në garat kampionale është shumë keq madje në luftë për mbijetesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *