Messi shkakton çmenduri në Argjentinë para ndeshjes me Panamanë

Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij tek Argjentina do të bëjnë një rikthim triumfues në vendlindje të premten, kur do të luajnë ndeshjen e parë që nga fitimi i Kupës së Botës në Katar. Më shumë se 1.5 milionë tifozë aplikuan për 63.000 bileta në dispozicion për ndeshjen kundër Panamasë së Amerikës Qendrore në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires.
Argjentinasit e çmendur pas futbollit ishin jashtë në numër edhe më të madh pas fitores dramatike të ekipit të tyre me penallti ndaj Francës në dhjetor. Rreth pesë milionë njerëz u mblodhën në rrugët e Buenos Airesit disa ditë më vonë për paradën e trofeut. Turma ishte e tillë që parada duhej të braktisej përpara se autobusi i ekipit të arrinte në qendër të Buenos Airesit pasi ishte disa orë me vonesë. Messi pritej gjerësisht të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar pas finales në Doha, në të cilën ai shënoi dy gola dhe një tjetër nga penalltia, por sulmuesi i Paris Saint-Germainit tha se donte të vazhdonte pak më gjatë në mënyrë që të mund të veshte fanellën e Argjentinës si kampion bote.
“Ai është në formë të mirë, ai dëshiron të vazhdojë të vijë në grumbullime. Kur të më thotë se nuk ndihet mirë, do të shohim”, tha trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, të mërkurën. “Për momentin ai është i lumtur tek Argjentina”.
Pritjet u përkeqësuan pak në fillim të këtij muaji kur dy meshkuj qëlluan me armë në një market të mbyllur që i përkiste familjes së gruas së Messit, përpara se të linin një mesazh kërcënues që synonte shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Messi, ne po të presim”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e shkruar me dorë të lënë në tokë.
Ndonëse mund të mos prekë drejtpërdrejt Messin, incidenti theksoi një problem në rritje në qytetin e lindjes së 35-vjeçarit. Rosario është një qytet port në lumin Parana që gradualisht është kthyer në një qendër për trafikun e drogës dhe qyteti më i dhunshëm në Argjentinë, me 287 vrasje në vitin 2022. Megjithatë, një atmosferë festive pritet në Buenos Aires për rikthimin e ndeshjeve të Argjentinës në shtëpi. Me 20.000 vende në stadiumin me kapacitet 83.000 veta të rezervuara për të ftuarit, biletat e mbetura u avulluan brenda dy orëve nga dalja në shitje. Më e lira kushtonte 60 dollarë deri në 245 dollarë për më të shtrenjtën, që është më shumë se gjysma e pagës mesatare mujore në vendin e Amerikës së Jugut. Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, tha se organi kishte marrë më shumë se 130.000 kërkesa për akreditim të mediave, në një stadium që ka kapacitet për vetëm 344 gazetarë.
“Do të donim të akomodonim të gjithë, por do të na duheshin dy stadiume vetëm për gazetarët. Çmenduria për Argjentinën është totale”, tha Tapia.
Ata që nuk kanë fatin të futen brenda stadiumit, të paktën do të mund ta shikojnë ndeshjen falas në televizion pasi qeveria vendosi ta transmetonte atë pa pagesë. Scaloni u premtoi atyre se skuadra do të angazhohet maksimalisht për ta fituar ndeshjen, pavarësisht nga rasti apo kundërshtari në fushë.
“Qëllimi është të vazhdojmë të luajmë në të njëjtin nivel. Tani do të jetë më e vështirë se kurrë, sepse të gjithë do të duan të na mundin”, ka pranuar Scaloni.
Pas ndeshjes me Panamanë, Argjentina do të luajë në ishullin Curacao në duelin tjetër që zhvillohet më 28 mars në stadiumin “Santiago del Estero”.