September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 7, 2026

Messi i jashtëzakonshëm me dy gola dhe një asistim, e dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale

Lionel Messi ka vazhduar duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme me fanellën e Inter Miamit.

Ylli argjentinas ka qenë vendimtar në fitoren e Inter Miami 3-1 ndaj Los Angeles FC.

Kjo ndeshje ishte e kthimit për CONCACAF Champions Cup, derisa e para i kishte takuar Los Angeles FC me rezultat 1-0.

Messi ishte fantastik në ndeshjen e kthimit duke shënuar dy gola shumë të bukur dhe duke dhuruar një asistim.

Me këtë triumf, Inter Miami arrin në gjysmëfinale dhe ka për synim për ta fituar trofeun.

Messi deri më tani këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje me Inter Miamin, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *