Messi e çon Argjentinën në çerekfinale të Botërorit

Argjentina është në çerekfinale të Botërorit dhe do të luajë kundër Holandës. “Gauchos” arritën të mposhtin 2:1 Australinë. Megjithatë, “Kangurët” e shitën shtrenjtë lëkurën dhe e munduan Leo Messin dhe bashkëlojtarët e tij në maksimum. Sidomos në fund të ndeshjes kur për pak sa nuk u barazua rezultati, por portieri Emiliano Martinez shpëtoi rrjetën në minutën e shtatë të shtesës.

Lionel Messi shënoi një gol në minutën e 35-të në jubileun e tij të madh, ndeshjen e njëmijtë të karrierës së tij.

Në pjesën e dytë, Julián Alvarez përfitoi nga gabimi i madh i portierit australian Matthew Ryan, i cili dribloi në zonë, ia hoqi topin dhe çoi shifrat në 2:0 në minutën e 57-të.

Por Australia nuk u dorëzua, në minutën e 77-të ngushëtoi diferencën, pasi Goodwin gjuajti dhe topi përfundoi në rrjetë pas devijimit të Enzo Fernandez.

Argjentina pati raste të mira për gol të tretë me Lautaro Martinez dhe Leo Messi, por edhe Australia ishte mjaft kërcënuese në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *