Mediumi suedez pas humbjes ndaj Kosovës: Kemi humbur dinjitetin tonë
Kosova mori mbrëmë (e hënë) një fitore të madhe ndaj Zvicrës në ‘Fadil Vokrri’, duke triumfuar me rezultat 2-0.
Golat e shënuar nga Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi i dhanë Kosovës tri pikët e para në këtë kampanjë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Në kampin suedez duket se e kanë përjetuar tejet rëndë humbjen ndaj Kosovës, me mediat vendore që kanë shkruar se me këtë disfatë ata kanë humbur dinjitetin.
Gazetari i mediumit të njohur suedeze Sportbladet, Simon Bank, pati një qasje mjaft të ashpër ndaj Kombëtares së Suedisë.
“Pas kësaj mbrëmjeje në Prishtinë, nuk do të flasim më për Kupën e Botës. Do të flasim për baziken, si të luajmë futboll në përgjithësi”.

“Të humbësh ndeshjet është një gjë. Të humbësh dinjitetin sikur tani është diçka krejt ndryshe”.
“Më godit fort në fytyrë dhe unë ndihem i gjallë. Faleminderit për këtë Kosovë”, ka shkruar Bank.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës, stilin e lojës si dhe ndryshimet e realizuara gjatë ndeshjes.
Sipas Bank, Suedia nuk e ka të njëjtin nivel në mbrojtje siç e ka në repartin e sulmit.
