Mbaron pushimi për Messin, kthehet në Paris

Pushimet e Lionel Messit kanë përfunduar dhe ai tashmë ndodhet në Paris.

Ylli argjentinas i Paris Saint-Germain ka marrë një pushim shtesë nga klubi pas përfundimit të Kupës së Botës 2022, në të cilin Gauchosët triumfuan, për të fituar titullin e tretë të botës.

Messi zbarkoi në kryeqytetin francez dhe u drejtua menjëherë drejt qendrës stërvitore të PSG-së. Megjithatë, ai nuk i ka gjetur pjesën tjetër të lojtarëve, pasi ata kishin ditë pushimi.

Nesër Messi do të bëjë stërvitjen e parë të këtij viti, por ende është e paqartë nëse ai do të luajë në ndeshjen kundër Angers, më 11 janar.

Messi pritet të rinovojë së shpejti kontratën me klubin parisien, derisa ajo pritet të jetë 1+1 vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *